Formim Bazë:
Irisoft ofron kurse profesionale në njohuritë bazë të kompjuterit si: Microsoft Windows, Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft PowerPoint, Internet Explorer. Teknologjia përparon çdo ditë e më shumë, për këtë arsye kërkohet dhe një produktivitet më i lartë në punë. Sot kompjuteri zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Ai përdoret gjerësisht nga të gjitha moshat, lehtëson punën me shpejtësinë, saktësinë e të dhënave që arrijmë të sigurojmë me përdorimin e tij.
Tashmë nuk mjafton vetëm ti njohësh këto programe, por ti përdoresh në menaxhimin më të mirë të kohës. Në çdo hap hap të punës së përditshme na kërkohet të shkruajmë tekste të ndryshme, për këtë qëllim me anë të kompjuterit përdorim programe të cilat njihen si përpunues të teksteve, siç është Microsoft Word i cili bën pjesë në Paketën Office. Ai është programi më i fuqishëm për përpunimin e një teksti. Microsoft Excel është programi i cili në punën e përditshme na ndihmon në ruajtjen dhe në përpunimin e të dhënave në formën tabelore.
Microsoft PowerPoint është program prezantimi. PowerPoint është një qasje grafike për prezantimet në formën e slide-ve. Ky program përdoret gjerësisht në biznese, shkolla, klasa dhe është një mjet efektiv që përdoret për qëllime të trajnimit. Prezantimet në PowerPoint shpesh përmbajnë grafikw dhe animacion, shumë të rëndësishme për të krijuar një dokument që i bën të gjitha elementet vizuale dhe të arritshme në dispozicion të përdoruesit. Programi Typing ofrohet për të gjithë kursantët që ndjekin kurset tona.