TOEFL (Test i gjuhes angleze si gjuhë e huaj) është test standard që matë njohuritë e një personi në gjuhën angleze. TOEFL është testi më i përhapur standard, i pranuar nga më shumë se 9,000 Universitete dhe Agjensi në botë; shumica e te cilave jane universiteteve anglishtfolëse per nivelet bachelor, master dhe doktoraturë dhe plot agjensi punësimi, zyrat për megrim etj. Njohuria e anglishtës për të qene i sukseshëm në përfundimin e këtij testi duhet të jete nga mesatar tek ajo e avancuar. TOEFL ndahet në katër pjesë: Lexim, Degjim, Shkrim dhe Komunikim. Secila pjesë ka nga 30 pikë, duke ma dhënë kështu një total prej 120 pikësh. Mirëpo, secili nga universitetet apo institucionet e ndryshe ka kërkesën ndryshe të pikëve për pranim. Këto pikë mund të jane nga 60-120 pikë ne varesi te perqendrimit me kryesor te anglishtes per institucionin, e folur, e degjuar, e shkruar ose e folur. Megjithese nuk ka një numër pikësh që konsiderohet “kalues” në TOEFL, rezultatet e ketij test percaktojne nivelin tuaj te gjuhes.