CEAG (The Certificate of Attainment in Greek) u themelua për herë të parë në vitin 1998
nga Ministria e Arsimit të Greqisë. Ende dhe sot është e vetmja certifikatë e vlefshme e
mbrojtjes së gjuhës greke si një gjuhë e dytë. Kjo diplomë i jepet të gjithë kandidatëve në
cilëndo prej ose të gjithave prej 6 niveleve te gjuhës nga A1 deri tek C2.
Tek 3 nivelet e para (A1, A2 dhe B1) testohen të katërta aftësitë; e folura, e dëgjuara, e
lexuara dhe e shkruara. Kurse, tek 3 nivelet e larta, përvec katër kategorive të mësipërme,
testohet edhe ‘Përdorimi i Gjuhës me Gramtikën e Duhur’ si morfologjia, sintaksa dhe
larmishmëria gjuhësore. Ky testim është i fokusuar tek komunikimi dhe thekson jo vetëm
korrektësinë gramatikore, por edhe aftësinë e kandidatit në përdorimin e gjuhës efektivisht dhe
brenda kontekstit linguistik të kërkuar, qoftë ky formal apo jo-formal.