Të numërojmë bekimet apo problemet?

Të gjithë e kemi përjetuar kohën e vështirë të stresit, të problemeve dhe pakënaqësive që marrim nga jeta, të sëmundjeve të njerëzve që na rrethojnë duke përfshirë edhe veten. Sado e vështirë që mund të jetë jeta, sado të vështirë na i bëjnë rrethanat dhe njerëzit, duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë mirënjohës për problemet tona, sepse këto probleme mund të bëhen bekimet tona.

Duhet të jemi mirënjohës për periudhat e vështira, sepse janë këto periudha që na ndihmojnë të rritemi. Ne duhet të përqendrohemi më shumë në gjërat që kemi sesa në ato që nuk kemi, dhe të shohim sesi kjo e përmirëson qëndrimin apo sjelljen tonë. Zgjedhja është e jona. Është më mirë të numërojmë dhe vlerësojmë bekimet apo problemet tona? Numërimi dhe vlerësimi i bekimeve bën që problemet tona të tkurren, dhe së shpejti do të harrojmë që ato ekzistojnë.